fbpx
E martë , Tetor 15 2019
Kryefaqja / Turizëm / “Shpella e Akullit” në Letëm tërheq vizitorët e fundjavës

“Shpella e Akullit” në Letëm tërheq vizitorët e fundjavës

Shpella e Akullit ndodhet në Fushën e Letmit në Parkun Kombëtar “Shebenik-Jabllanicë”, në rrethin Librazhd.

Ajo ka një gjatësi prej 48 m dhe një lartësi 10 m si dhe gjerësi mesatare 9 m linear.

Shpella e Akullit | Foto: Web

Kjo shpellë karakterizohet nga freskia e lartë që ka në stinën e verës për shkak se aty rezervohen akuj nga stina e dimrit të cilët fillojnë shkrirjen e tyre gjatë muajit maj.

Vizitohet nga shumë turistë vendas e të huaj.

Shpella e Akullit | Foto: Web

Gati në çdo fundjavë, vizitorë të shumtë nga Elbasani, Librazhdi po edhe nga Tirana e qytete të tjera e vizitojnë për kuriozitetin që ngjall kjo shpellë.

Rruga me anë të cilës shkohet në destinacion Librazhd- Fushë Studën- Fusha e Letmit.

Vizitorë në “Shpellën e Akullit” | Foto: Web

Shiko gjithashtu

galleri toka e beses shqiptare

Mes bukurive mahnitëse të Parkut Kombëtar Shebenik-Jabllanicë

Në listën e parqeve të shumta natyrorë të vendit, Parku Kombëtar Shebenik-Jabllanicë afër qytetit të …

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.