fbpx
E hënë , Dhjetor 9 2019
Kryefaqja / Kulturë / Gizaveshi, fshati i parë që “dokumenton” historinë

Gizaveshi, fshati i parë që “dokumenton” historinë

Ali Buzra është një ish-mësues i shkollës në fshatin Gizavesh të Librazhdit. Në prag të daljes në pension, ai  vendosi që të krijojë një muze për fshatin.

Për tri muaj mblodhi objektet etnografike dhe ndërtoi një muze në ambientet e shkollës ku dikur jepte mësim. Tani ai është ciceron i muzeut.

“Ideja më lindi nëpërmjet punës. Këto janë vlera historike dhe që shprehin kulturën e banorëve të fshatit”, thotë Buzra.

Ali Buzra, ish-mësues historie

Një muze të tillë nuk ka fatin ta ketë as qyteti i Librazhdit. Objektet e grumbulluara janë mbi 200-vjeçare. Ato kanë qenë pjesë e jetesës së familjeve të këtij fshati.

Puna për pasurimin e muzeut do të vijojë. Mësuesi kërkon që të ketë akoma edhe më tepër objekte me vlerë historike, për të tërhequr edhe turistë të huaj në fshatin tij.

“Puna sapo ka nisur. Muzeu është krijuar tani dhe do të vazhdojë puna për të sepse ka mundësi të mëtejshme pasurimi”, shpjegon ish-mësuesi.

Video:

Shiko gjithashtu

Liri Leka, arsimtarja që luftoi për emancipimin e grave të Librazhdit

Nga Bardha Alimeta Në një kohë ku çdo ditë e më shumë flitet për largimin …

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.