fbpx
E hënë , Dhjetor 9 2019
Kryefaqja / Turizëm / Ngrihen bujtina në parkun e Shebenikut, rritet numri i vizitorëve

Ngrihen bujtina në parkun e Shebenikut, rritet numri i vizitorëve

Parku Kombëtar i Shebenikut gjithnjë e më shumë është bërë pjesë e guidave dhe pamja e tij tërheqëse e bën atë fantastik dhe të vizitueshëm në çdo stinë.

Janë jo pak, por mbi 20 mijë vizitorë që kanë vizituar këtë park në 2018, një numër ky krahasimisht më i madh me vitin 2005 kur numri i vizitorëve ishte vetëm 800.

Photo: Facebook

Kryesisht ata janë vizitorë të huaj.

Qendra e Informacionit e ndërtuar në Fushë Studën funksionon më së miri për orientimin e vizitorëve, ndërsa rangers-sat i shoqërojnë ata sa herë u kërkohet një gjë e tillë.

Photo: Instagram

Edhe banorët e fshatrave rrotull pak e nga pak kanë filluar të sensibilizohen dhe të krijojnë bujtinat e para.

Në këtë mënyrë turizmi këtu nuk do të jetë vetëm një ditor, por kjo pritet të sjellë edhe zhvillimin e këtyre fshatrave.

 

Shiko gjithashtu

“Shpella e Akullit” në Letëm tërheq vizitorët e fundjavës

Shpella e Akullit ndodhet në Fushën e Letmit në Parkun Kombëtar “Shebenik-Jabllanicë”, në rrethin Librazhd. …

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.