fbpx
E mërkurë , Tetor 16 2019
Kryefaqja / E përditshme / “Heroi” i Shebenikut, prej 45 vitesh vrojton dhe ruan 6 mijë hektar pyll

“Heroi” i Shebenikut, prej 45 vitesh vrojton dhe ruan 6 mijë hektar pyll

Bashkim Koçi prej 45 vitesh punon si roje pylli, por përgjegjësia e tij është dyfishuar tashmë që mbron një Park Kombëtar, më i madhi në vend, ai i Shebenikut. 

Vështirësitë janë të mëdha për të mbrojtur një terren 3 herë më të madh se norma ku çdo ditë rrezikohet edhe jeta.

Foto: Bashkim Koci (Facebook)

Pasioni jo gjithmonë është i mjaftueshëm.

Pa mjete në dispozicion, në një territor 5-6 mijë hektarë për të përshkuar në këmbë dhe me një pagë mesatare prej 30 mijë lekë, një roje pylli nuk mund të bëjë shumë.

Foto: Bashkim Koci (Facebook)

Ndërsa Bashkimi pranon me ndrojtje se do të ishte më i mirë sikur të kishte një stimulim financiar.

“Territori që ne mbulojmë është shumë i madh dhe vështirësirtë janë të mëdha sepse është dy apo tre fishi i normës.

Terreni është shumë i vështirë, ku rrezikohet edhe jeta, sepse ka shumë terrene të vështirë, por edhe nga kafshët e egra.

Do ishte më mirë që paga të ishte më e lartë”, thotë Bashkim Koçi, roje mjedisore.

Shiko gjithashtu

Plazh në Shkumbin, fanatikët që nuk e tradhtojnë lumin në këto ditë të nxehta

Nuk janë të shumtë si dikur, por kanë mbetur ende fanatikë që nuk e kanë …

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.