Ata që kanë banuar në Librazhdin e viteve 70-80 të shekullit të kaluar e kujtojnë me nostalgji pijen e verës të famshme që prodhonte Fabrika e Verës së Librazhdit.
Shishet e verës të markave Kabërne, Shesh i Zi, Riesling, Tokai etj. ishin me famë në të gjithë Shqipërinë, por edhe jashtë kufijve të saj, pasi vera e Librazhdit ishte paraqitur me dinjitet në disa konkurse dhe panaire kombëtare e ndërkombëtare dhe ishte vlerësuar me çmime të para.

Ashtu si do të shprehej dhe Kuteli:
Varietet e verërave si Hungarezja “Tokaj” , Shesh i Zi e Shesh i Bardhë dhe Kabërneti janë si në shtëpinë e tyre në Kantinën “Librazhdi” brenda buteve të shëndetshme ose si “gra shtatzëna”.
>Prej disa kohësh kjo kantinë ka hedhur në treg rakinë me shafran. Kjo është një gjetje e cila tenton që të plotësojë dëshirat e konsumatorëve e njëkohësisht ta bëjë akoma më tërheqëse rakinë e prodhuar nga kjo kantinë.

Shquhet për prodhimin e verës së bardhë e të kuqe por edhe të rakisë ku mes tyre përmenden kombinimet me mjaltë, esenca e së fundmi edhe me shafran.
Kantina e Verës në Librazhd funksionon prej 58 vitesh dhe një eksperiencë të gjatë në prodhimin e verës, alkoolit dhe rakisë.
Më poshtë intervista: