fbpx
E martë , Tetor 15 2019
Kryefaqja / Turizëm / “Punoni për të zhvilluar Librazhdin”, Petro nga Finlanda mesazh për të rinjtë

“Punoni për të zhvilluar Librazhdin”, Petro nga Finlanda mesazh për të rinjtë

Janë të shumtë turistët që zgjedhin të vizitojnë Parkun Kombëtar Shebenik – Jabllanicë, i cili është kthyer së fundmi në një atraksion turistik.

Petro Perala është nga Finlanda dhe ka zgjedhur që të vizitojë Fushë – Studnën këtë verë. Ne e kapëm teksa ai ishte në hyrje të Parkut Kombëtar dhe po vëzhgonte terrenin në hartë.

“Kam disa ditë që kam ardhur në Shqipëri, erdha direkt në Durrës dhe më pas këtu. Nuk kisha dëgjuar më parë, thjesht ma sugjeruan. Po mendoj që të eksploroj Parkun e Shebenikut, është një vend mjaft i përshtatshëm për hiking”, thotë ai.

Photo: Ardit Toca

Megjithatë, Petro nuk është vetëm në rrugëtimin e tij, atë e shoqëron edhe e dashura meksikane, e cila është mjaft e turpshme kur bëhet fjalë për ta fotografuar, apo për të folur.

“Librazhdi si qytet më pëlqeu shumë. Vend i qetë, njerëz të sjellshëm. Jetohet shumë mirë këtu”, thotë Petro.

Megjithatë, Petro ka edhe një mesazh për të rinjtë e Librazhdit kryesisht:

“Ky  vend me sa shoh ka shumë resurse dhe pasuri natyrore. Mendoj se duhen shfrytëzuar për të thither sa më shumë vizitorë. Njerëzit do ishin shumë të lumtur të vizitonin këtë vend, por është disi i panjohur. Duhet të punoni në këtë drejtim, sidomos të rinjtë që duhet ta vlerësojnë gjithë këtë mrekulli”

Shiko gjithashtu

“Shpella e Akullit” në Letëm tërheq vizitorët e fundjavës

Shpella e Akullit ndodhet në Fushën e Letmit në Parkun Kombëtar “Shebenik-Jabllanicë”, në rrethin Librazhd. …

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.