fbpx
E premte , Nëntor 15 2019

Mori zanatin në Greqi, Flori hap biznes në Librazhd: Ndryshimi në shoqëri nis nga vetja

Florian Kasa vendosi që të rikthehej në qytetin e Librazhdit, kur kishte kaluar 17 vite në Greqi, duke punuar në një byrektore dhe kafeteri.

Katër vite më parë, ai mori vendimin për t’u rikthyer në qytetin e Librazhdit, nga ku do të hapte edhe një biznes të tillë vetë.

Në intervistën e tij për Librazhdi News, Floriani thotë se ndihet i lumtur për faktin që ai solli përvojën e tij të fituar atje në Shqipëri dhe veçanërisht në qytetin e tij, Librazhdin.

Intervista:

Florian, si erdhi ideja për t’u kthyer në qytetin e Librazhdit pas 17 vitesh në Greqi?

Prej  4 vitesh jam kthyer nga Athina në Librazhd dhe vendosa të hapja një aktivitetin tim, duke sjellë përvojën time, të fituar në Athinë.

Mendova se në shoqëri, ndryshimi duhet të fillojë nga vetja dhe dhe ato që kisha fituar atje doja t’i sillja në qytetin tim.

Cila është e veçanta e këtij aktiviteti që ju keni hapur?

E veçanta është se, është një stil grek, të cilin e kam punuar dhe atje dhe është diçka ndryshe.

Kam punuar në një kompani atje, me byrektore dhe kafe, gjëra të tilla.

Si është për ju të keni një aktivitet të tillë në qytetin e Librazhdit?

Në fakt, me dimensionin e Librazhdit mund të them se, viti i parë, i dytë dhe i tretë ishte mirë. Tani konstatohet një problem që ikën rinia dhe e ka ndjerë e gjithë tregu.

Pjesa dërrmuese e konsumit është rinia dhe se si do shkojë kjo gjë mbetet për t’u parë.

Cili është mesazhi juaj për të rinjtë?

Një mesazh për rininë nga ana ime është: Nga përvoja që unë kam, të gjitha virtytet e mira, nëse e duan Shqipërinë, t’i sjellin këtu.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.