fbpx
E hënë , Dhjetor 9 2019
Kryefaqja / Rikthim→Librazhd / La emigrimin dhe u kthye në vendlindje, Besniku krijon mini-hec për shtëpinë e tij

La emigrimin dhe u kthye në vendlindje, Besniku krijon mini-hec për shtëpinë e tij

Besnik Hunçi nga fshati Gizavesh, ka punuar prej vitesh në Greqi, duke bërë punë të rastësishme.

Megjithatë, pas disa vitesh, ai vendosi që të rikthehej në fshatin e tij, duke marrë një iniciativë mjaft të guximshme.

Pamje e Hidrocentralit

Ai ka ndërtuar një mini HEC që furnizon shtëpinë e tij me energji elektrike.

Besniku ka shfrytëzuar kanalin vaditës që merr ujë nga përroi i fshatit dhe ka ndërtuar një dhomë ku uji bie nga lartësia dhe vë në lëvizje pajisjen.

Photo: Facebook – Bes Hunçi

Kështu prodhon energji, por edhe ujit tokat.

Helikat që rrotullohet nga presioni i ujit vënë në punë dinamon e cila trasmeton energji drejt shtëpisë së tij.

Fillimisht ai ka pasur vështirësi sepse energjia nuk ishte stabël duke krijuar luhatje dhe për pasojë kishte djegur dhe paisjet shtëpiake, por më vonë ai vendosi stabilizator që mbante energjinë konstante.

Shpikja konsiderohet gjeniale për faktin se gjatë dimrit këto fshatra mbeten pa energji për muaj me radhë për shkak të dëborës, këputjes së përcjellsave dhe avarive të tjera. Ai e ka të siguruar energjinë për 6 muaj.

Rasti i tij tërhoqi edhe vëmendjen e mediave, aq sa Fiks Fare vendosi ta promovojë përmes një kronike. (kliko këtu për ta parë).

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.