fbpx
E mërkurë , Tetor 16 2019
Kryefaqja / Buzëqesh / “Pa Zotin nuk jemi asgjë. Me Zotin jemi Gjithçka”

“Pa Zotin nuk jemi asgjë. Me Zotin jemi Gjithçka”

31 THËNIE NGA CICERONI, ORATORI I PËRJETSHËM

1. Të jesh injorant i asaj që ka ndodhur kur ti s’kishe lindur, është të mbetesh gjithmonë fëmijë.

2. Miku është një vetvete e dytë.

3. Një shtëpi pa libra është një trup pa shpirt.

4. Aftësia pa nder është e padobishme.

5. Këshillat në pleqëri janë marrëzi; e çka mund të jetë më absurde se të bëjmë parashikimet tona për rrugën që na ka mbetur pranë mbarimit të udhëtimit tonë.

6. Çdo njeri mund të gabojë, por vetëm një idiot këmbëngul në gabimin e tij.

7. Të folurit shkurt është magjia e vërtetë e elokuencës. Kjo vlen si për senatorin, ashtu edhe për oratorin.

8. Frika nuk është një mësues afatgjatë e detyrës.

9. Loti i dhimbjes thahet shpejt, sidomos kur derdhet për fatkeqësitë e të tjerëve.

10. Sa e sa gjëra të cilat nuk do t’i bënim kurrë për hir të vetvetes, i bëjmë për hir të miqve tanë.

11. Liria është pushteti natyral i njeriut për të bërë çfarë i pëlqen, për aq sa kohë ai nuk ndalet prej forcës së ligjit.

12. Nuk më duket i lirë ai njeri që nganjëherë nuk bën asgjë.

13. Nuk më vjen turp të tregoj se jam injorant për gjërat që nuk i di.

14. Unë kritikoj duke krijuar – jo duke gjetur gabime.

15. Unë kurrë nuk admiroj fatin e dikujt tjetër aq shumë sa të bëhem i pakënaqur me fatin tim.

16. Kurrë nuk kam dëgjuar për pleq që harrojnë ku i kanë fshehur paratë!

Pleqtë mbajnë mend çfarë iu intereson atyre: datat e seancave gjyqësore dhe emrat e borxhlinjve e të huadhënësve të tyre.

17. Nëse nuk kemi turp ta mendojmë një gjë, nuk duhet të kemi turp ta themi atë.

18. Nëse ke një kopsht dhe një bibliotekë, ke gjithçka që të duhet.

19. Nëse nuk ke besim te vetja, je dyfish i mundur në garën e jetës. Me besim në vete e ke fituar garën para se ta fillosh.

20. Gjërat e mëdha arrihen jo me muskuj, shpejtësi apo shkathtësi, por mendjen e thellë, forcën e karakterit dhe gjykimin.

21. Është cilësi e posaçme e budallait t’i kapi gabimet e të tjerëve dhe t’i harrojë gabimet e veta.

22. Është e falshme të mos pranosh t’i mbrosh disa njerëz, por t’i mbrosh në mënyrë neglizhente është vetëm kriminale.

23. Tregon fisnikëri të jesh i prirur të shtosh borxhin ndaj një njeriu të cilit tashmë i detyroheni shumë.

24. Ashtu si shpirti e mbush trupin, ashtu Zoti mbush botën. Ashtu si shpirti e mban trupin, ashtu Zoti e mban botën. Ashtu si shpirti sheh dhe nuk shihet, ashtu Zoti sheh dhe nuk shihet. Ashtu si shpirti ushqen trupin, ashtu Zoti e mëkon botën.

25. Dashuria është orvatja për të formuar një miqësi të frymëzuar nga bukuria.

26. Kujtesa është thesari dhe rojtari i të gjitha gjërave.

27. Më shumë ligje, më pak drejtësi.

28. Pa Zoti nuk jemi asgjë. Me Zotin jemi Gjithçka.

29. Askush nuk mund t’ju këshilla më të mira se vetja.

30. Jo bashkëjetesa, por mirëkuptimi e përbën martesën.

31. Gënjeshtra nuk është gjë tjetër veçse imitim i së vërtetës.

Shiko gjithashtu

Bukë shtëpie me qumësht – receta me shijen më të mirë

Çdo recetë e përgatitur në shtëpi nuk ka të krahasuar për shijen ashtu si edhe …

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.