fbpx
E hënë , Dhjetor 9 2019
Kryefaqja / Buzëqesh / Ka pësuar dëmtim gjatë lindjes, vogëlushi 2-vjeçar me Sindromën West ka nevojë për ndihmën e shqiptarëve

Ka pësuar dëmtim gjatë lindjes, vogëlushi 2-vjeçar me Sindromën West ka nevojë për ndihmën e shqiptarëve

Babai i një vogëlushi 2-vjeçar ka bërë një apel në redaksinë e JOQ Albania, ku kërkon ndihmën e shqiptarëve për djalin e tij.

Sipas Dorjanit, djali i tij është dëmtuar gjatë lindjes dhe është prekur nga Sindroma West, e cila është një formë shumë e rrallë e epilepsisë e njohur ndryshe si “spazma infantile”.

Ai tregon se djali i tij nuk mund të flasë e as të qëndrojë dot në këmbë, si dhe as kokën e tij nuk mund ta mbajë dot.

Babai i vogëlushit shprehet se do ta nisë drejt Francës për trajtim mjekësor të birin, për shkak se në spitalet e Shqipërisë nuk ka pasur asnjë përmirësim.

Mirëpo vetëm për ta futur në spital, i kanë kërkuar 10 mijë euro, por familja e tij nuk ka mundësi t’i përballojë këto shpenzime.

Dorjani ka lënë numrin e tij të telefonit, ku mund të kontaktojë ata që kanë mundësi për ta ndihmuar djalin e tij të shërohet dhe të jetojë një jetë normale si gjithë bashkëmoshatarët e tij.

Mesazhi i plotë:

Prsh joq! Ju lutem gjithe shqiptareve, kam nevoj per ndihmen tuaj, djali kur me ka lindur ma kan demtuar gjat lindjes dhe mi ka kaluar ne sindromen west ku nuk e kam pasur Po asnje permisim ne spitalet e shqiperis do ta nis per France. Kush ka mundesi te me ndihmoje zoti ju rujt me sa te keni mundesi ky eshte nr +355677160454 Kush do me ndihmoje se do e nis deri ne fundjav flm dhe ju rujt zoti te gjith shqiptaret Kudo qe ndodhen kjo eshte gjendja e djalit tim, po ua coj ne foto. Djali im 2 vjeq e gjysem as nuk flet as nuk qendron ne kemb as koken e tij se mban. Na kan kerkuar 10.000 euro sa per ta futur ne spital pastaj cdo gje mund ta rregullojme me ane te ndonje avokati. Ju lutem veni doren ne zemr dhe na ndihmoni.”

Shiko gjithashtu

Bukë shtëpie me qumësht – receta me shijen më të mirë

Çdo recetë e përgatitur në shtëpi nuk ka të krahasuar për shijen ashtu si edhe …

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.