Vetëm 10 kilometra larg qytetit të Librazhdit ndodhet fshati Gizavesh.
Pikërisht në këtë fshat, gjendet një vend i quajtur “Shpella e Plakës”.
E ndodhur rrëzë shkëmbit, kjo shpellë nuk është eksploruar shumë nga njerëzit.
Ajo mbetet mister, si nga mënyra e ndërtimit, ashtu dhe nga emri i saj.
Legjenda thotë se: Shumë kohë më parë në këtë shpellë banonte edhe jetonte një plakë e moçme bashkë me vajzën e saj shumë të bukur.
Në çdo mëngjes në çastin e lindjes se diellit, para hyrjes së shpellës është parë një vajzë shumë e bukur e cila krihte flokët e saj të gjata deri nën shpinë.
Nga bukuria e saj shumë djem të rinj hipnotizoheshin edhe hynin në shpellë që prej të cilës nuk dolën me kurrë duke u kthyer në gurë të veçantë që shkëlqejnë. Ajo vajzë, përherë është parë pa asnjë rrobë në trup, e zhveshur krejt lakuriq.
Edhe sot e kësaj dite në këtë shpellë ky rit vazhdon akoma, sapo dielli të lindë, vajza e bukur josh çdo djalë të fshatit duke e futur në shpellë për të mos dal që aty kurrë”.
Por çfarë thonë historianët?
Ndiqni më poshtë reportazhin:
“Shpella e Plakës” në Gizavesh
Legjenda e “Shpellës së Plakës” në fshatin Gizavesh.Nga Ervis Dogjani & Ardit Toca
Gepostet von Librazhdi News am Montag, 25. Februar 2019