Mullinjtë me ujë thuajse i takojnë një epoke të shkuar.
Dikur i ndeshnim në çdo fshat të Librazhdit, por tashmë duhet të kërkosh për të gjetur për ndonjë të tillë, si objekt të së kaluarës.
Kamber Blogu nga fshati Dardhë i Librazhdit, e ruan ende traditën e nisur nga gjyshi i tij, rreth 90 vjet më parë.
“Bluarjen e misrit me mullinjtë me ujë e kemi filluar qysh para 90- vjetëve si familje”, shprehet ai.
Në mullirin ku ai punon aktualisht kanë punuar gjyshi, babai i tij dhe tashmë po e vazhdon ai dhe i biri traditën e tyre .Kjo traditë në fshatin Dardhë po vijon prej katër brezash në mullirin me bluarje me ujë.
Ai thotë se edhe pse në mullirin e tij mungojnë investimet aty është shtuar numri i turistëve të huaj të cilët kryesisht vijnë nga vendet e Bashkimit Evropian, siç janë gjermanët, austriakët, francezët, etj.
Ata mahniten me teknologjinë e punës së me ujë gjë që nuk e ndeshen gjëkundi tjetër .
Mielli i misrit është i dobishëm për organizmin e njeriut, sidomos nëse ai bluhet me anë të mullirit me ujë, siç ka qenë tradita më herët dhe kjo i tundon së tepërmi turistët dhe aq më tepër që kultivimi i misrit viteve të fundit është bërë atraktiv, pasi ky lloj mielli krahas përdorimit si ushqim për kafshë, po gjen përdorim gjithnjë e më të gjerë edhe në industrinë ushqimore.
“Çmimi i shitjes së miellit për kilogramë është i arsyeshëm edhe pse duhet të ishte mjaft më i shtrenjtë për një kilogram”. thotë pronari i këtij mulliri.