fbpx
Tuesday , September 29 2020
Kryefaqja / Lajme / Grabitja e dy marketeve në Librazhd, ja çfarë morën hajdutët

Grabitja e dy marketeve në Librazhd, ja çfarë morën hajdutët

Një grabitje është regjistruar në lagjen numër 1 të qytetit të Librazhdit. Mësohet se personat të identifikuar kanë vjedhur dy markete.

Sipas informacioneve, bëhet me dije se autorët kanë qenë të maskuar dhe kanë arritur të marrin një sasi prej rreth 55 000 lekë dhe steka me cigare të markave të ndryshme, e më pas janë larguar me dy automjete me targa false.

Paraprakisht, dyshohet se grabitësit kanë qenë të armatosur, ndërsa kanë shkaktuar edhe dëme të bizneseve të A.K., dhe B.Q.

Ndërkohë, policia ka dokumentuar ngjarjen dhe po punon për identifikimin dhe kapjen e grabitësve të këtyre bizneseve.

Shiko gjithashtu

E rëndë në Librazhd, 20-vjeçari i bën gjëmën vëllait

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në qytetin e Librazhdit. Një 20-vjeçar, i identifikuar si …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.