fbpx
E shtunë , Korrik 4 2020
Kryefaqja / Buzëqesh / Pulë me limon dhe gjalpë të freskët, receta me shije perfekte

Pulë me limon dhe gjalpë të freskët, receta me shije perfekte

Një gatim perfekt për një drekë të shpejtë, të thjeshtë dhe pa mundim.

Gjeni më poshtë përgatitjen e pulës me limon dhe gjalpë të freskët, një recetë me shije fantastike e pasur në vlera ushqyese dhe me një aromë të mrekullueshme falë erëzave me të cilat gatuhet.

Përgatitja e Pulës me Limon dhe Gjalpë të Freskët

(Përbërësit më poshtë janë për 4-5 persona)

Një pulë e freskët 1 kg

2-3 lugë gjelle me vaj ulliri

Kripë

Piper

1 gotë me lëng pule ose ujë

60 gr gjalpë i freskët fshati

10 hudhër

90 ml lëng limoni

3-4 degë rozmarine ose disa gjethe borzilok (erëzat mund t’i zgjidhni sipas preferencës)

Përgatitja

SI fillim pastroni mishin e pulës në ujë të bollshëm dhe ndaheni në disa copa.

Në një tigan pak të thellë hidhni vajin e ullirit dhe e vendoseni në zjarr që të ngrohet.

Vendosni copat e mishit të pulës në tigan që të skuqen lehtë. Mjafton që të marrin një ngjyrë të artë nga të gjitha faqet.

Nga 4-5 minuta në secilën anë do të ishte idealja.

Mos harroni t’i hidhni kripë dhe piper sipas dëshirës, që mishi të marrë shijen e duhur.

Më pas, hiqni mishin e pulës nga tigani dhe vendoseni në një pjatë me letër kuzhine, në këtë mënyrë do të përthithet yndyra e tepërt.

Tek tigani shtoni gjysmën e lëngut të mishit të pulës ose ujin, përziheni pak dhe lëreni në zjarr mesatar.

Pasi t’i keni qëruar hudhrat, shtojini në tigan bashkë me gjalpin e freskët.

Me një lugë druri përzieni masën e krijuar dhe lëreni të kthejë valë pa i vendosur kapakun.

Kalojini përsëri copat e mishit të pulës në tigan, dhe shtoni dhe pjesën e mbetur të lëngut të mishit.

Vendosini tiganit një kapak dhe lëreni të ziejë për 15-20 minuta.

Gjatë kohës që ajo vlon,  shtoni nga pak ujë.

Pasi të jetë ziejë, hidhini lëngun e limonit dhe rozmarinën ose borzilokun, lëreni në zjarr të ulët dhe për dhjetë minuta ose derisa mishi i pulës të jetë.

Shiko gjithashtu

Konfirmohet në Librazhd rasti i parë me Covid-19

Zgjerohet harta e të prekurve me Covid-19 në vendin tonë. Sipas Librazhdi News ditën e …

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.