fbpx
E shtunë , Korrik 4 2020
Kryefaqja / Buzëqesh / Koronavirusi në Shqipëri, Ministria e Shëndetësisë: 26 raste të reja, ja ku janë

Koronavirusi në Shqipëri, Ministria e Shëndetësisë: 26 raste të reja, ja ku janë

Ministria e Shëndetësisë raportoi për 26 raste të reja me koronavirus në vendin tonë gjatë 24 orëve të fundit.

Të gjitha rastet e reja janë regjistruar në Tiranë.

Njoftimi i plotë i Ministrisë së Shëndetësisë:

Ju informojmë rreth situatës së COVID 19 në Shqipëri gjatë 24 orëve të fundit.

Tirana vazhdon të jetë vatra kryesore në vend me një numë të lartë të rasteve ditore të konfirmuara pozitive me Covid19. Të gjithë zonat e tjera në Shqipëri rezultojnë për të dytën ditë rradhazi pa raste të reja.

Gjatë 24 orëve të fundit janë testuar 225 qytetarë si të dyshuar të prekur me Covid19 dhe janë konfirmuar 26 raste pozitive, të gjitha në Tiranë.

Nga hetimi i thelluar epidemiologjik, janë testuar 73 personel shëndetësor, nga të cilët 12 kanë rezultuar pozitivë, në QSUT, të gjithë pa simptoma. Në total janë 20 të prekur në QSUT, personel shëndetësor dhe pacientë, kontakte të rastit të identifikuar tre ditë më parë.
Nderkohë vijon hetimi i thelluar epidemiologjik edhe për disa raste të reja në Tiranë.

Në spitalin infektiv aktualisht po trajtohen 24 pacientë, nga të cilët 3 janë në terapi intensive.

Në 24 orët e fundit janë të shëruar 11 qytetarë, duke e çuar në 823 numrin e të shëruarve që nga fillimi i epidemisë.

Nga fillimi i epidemisë janë kryer mbi 15 mijë testime molekulare dhe serologjike, ndërsa numri i rasteve të konfirmuara pozitivë në të gjithë vendin është 1076. Prej tyre, mbi 76% janë të shëruar.

Në vendin tonë aktualisht janë 220 persona aktivë me COVID19, kryesisht ne Tiranë, Durrës dhe Krujë.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale fton qytetarët të tregohen të kujdesshëm, duke respektuar distancimin fizik dhe higjienën personale. Mos neglizhoni shenjat e sëmundjes dhe për çdo rast të dyshuar, telefononi në numrin unik të Urgjencës Kombëtare, 127. Për informacion në lidhje me COVID19 dhe këshillim psikologjik, ju lutemi, telefononi në linjën e gjelbër 0800 40-40.

COVID-19 – Statistika (28 Maj 2020)

Testime totale 15319

Testime molekulare 13993

Testime serologjike 1326

Raste pozitive 1076

Raste të shëruara 823

Raste Aktive 220

Humbje jete 33 (Qarku Tiranë 20, Durrës 6, Fier 3, Vlorë 1, Shkodër 2, Kukës 1)

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive është si vijon:

Tiranë 122

Durrës 51

Krujë 17

Shkodër 12

Kamëz 9

Berat 6

Fier 2

Korçë 1.

Shiko gjithashtu

Konfirmohet në Librazhd rasti i parë me Covid-19

Zgjerohet harta e të prekurve me Covid-19 në vendin tonë. Sipas Librazhdi News ditën e …

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.