Zgjerohet harta e të prekurve me Covid-19 në vendin tonë.
Sipas Librazhdi News ditën e nesërme kësaj harte do t’i shtohet edhe qyteti i Librazhdit.
Bëhet fjalë për një person të infektuar, i cili është shitës në tregun e qytetit.
I infektuari është paraqitur vetë pranë Senatoriumit në Tiranë nga ku edhe i ka telefonuar 127-ës.
Informacione nga Librazhdi thonë se, personi në fjalë ka lëvizur lirshëm në qytet ditët e fundit ç’ka shton frikën se mund të ketë infektuar edhe persona të tjetër.