fbpx
Sunday , October 25 2020
Kryefaqja / Buzëqesh / Librazhd, shtohen të ardhurit kosovarë – 15 Maj 1999

Librazhd, shtohen të ardhurit kosovarë – 15 Maj 1999

Shtohet numëri i të ardhuve kosovarë në Librazhd. Rreth 150 kosovarë kryesisht nga Mitrovica ju shtuan 1600 të tjerëve të strehuar në kampin e Tokzit. Refugjatët të lodhur dhe të rraskapitur nga rruga e torturat kishin një muaj që ecnin në këmbë.

Kosovarët e sapombrritur thonë që nuk kishin ngrën tre ditë rresht. Gjatë rrugës kishin marrë pak ushqim për fëmijët në shtëpitë e braktisura. Sapo kanë mbrritur në kampin e Tokëzit në Librazhd refugjatëve u është dhënë ndihma e parë mjeksore si dhe veshmbathje. Për fëmijët e vegjël të kosovarëve fshatarët e zonave përreth sollën qumësht.

Fëmijët gjithashtu kishin më shumë probleme mjeksore pasi pjesa më e madhe e tyre ishin të ftohur dhe ndaj tyre po ndërmerren kura të vazhdueshme mjeksore.

Shiko gjithashtu

Shtohen rastet në parlament/ Një tjetër deputet pozitiv me covid, ndërsa para tre javësh ishte…

Pas kryetarit të bashkisë Tiranë, dhe deputeti Ralf Gjoni të tjerë pjesëtarë të politikës rezultojnë …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.