fbpx
Sunday , October 25 2020
Kryefaqja / Buzëqesh / Sali Berisha vizitë tek refugjatët kosovarë në Librazhd, 17 qershor 1999

Sali Berisha vizitë tek refugjatët kosovarë në Librazhd, 17 qershor 1999

Ideali kombëtar do të pushtojë çdo qelizë të popullit shqiptar deri në momentin e kthimit të kosovarëve në trojet e tyre. Kështu është shprehur lideri demokrat Sali Berisha në vizitën e tij në kampingun e Tugzit në Librazhd, ku janë strehuar mbi 1600 të ardhur. Berisha në një tubim në sheshin e kampingut i ka quajtur ushtarë të lirisë dhe pavarësisë së Kosovës.

Berisha mori pjesë në aktivin e degës së Partisë Demokratike të Librazhdit ku është diskutuar angazhimi i qytetarëve dhe strukturave të kësaj partie për të përballuar situatën. Kam ardhur këtu të ndaj gëzimin e ditës së madhe, gëzimin e fitores historike të kombit shqiptar, ka thënë Berisha në kampingun e Peqinit që strehon 3300 të ardhur nga Kosova.

Pas mitingut është mbledhur aktivi i Partisë Demokratike të degës Peqin. S’ka gjëra të mëdha pa sakrifica të mëdha, ka thënë Berisha. Por ne si komb sakrifikuam shumë dhe humbëm shumë. Por kjo fitore është nga më të mëdhatë e historisë sonë mijëvjeçare.

Shiko gjithashtu

Shtohen rastet në parlament/ Një tjetër deputet pozitiv me covid, ndërsa para tre javësh ishte…

Pas kryetarit të bashkisë Tiranë, dhe deputeti Ralf Gjoni të tjerë pjesëtarë të politikës rezultojnë …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.