fbpx
Sunday , October 25 2020
Kryefaqja / Buzëqesh / Treni i linjës Librazhd – Pogradec nuk punon, arkivë nga 13 korriku i vitit 2000

Treni i linjës Librazhd – Pogradec nuk punon, arkivë nga 13 korriku i vitit 2000

Deri 500 udhëtarë në ditë zbresin nga treni në Librazhd dhe pastaj nisen me furgona e autobusë drejt Pogradecit. Udhëtimi mbi shina nga Durrësi deri në Librazhd kushton 150 lekë, ndërsa po nuk deshe të mbetesh në stacion, duhet t’i japësh edhe 200 lekë furgonit.

Treni duhet t’i çojë udhëtarët deri buzë liqenit, por katër muaj më parë këmba e urës së hekurudhës është krisur, për rrjedhim vagonët me pasagjerë, rrezikojnë të bien në lumë. Fajin për prishjen e urës drejtoria e rrugëve ia vë firmës Mavrovo.

Maqedonasit akuzohen se gjatë punimeve në lumë kanë dëmtuar këmbën e urës, ndërsa Mavrovo vëren se këmba e urës është ndërtuar pa cilësi dhe jashtë parametrave. Në katër muaj që është vonuar tenderi i urës të Xhyrës, udhëtarët kanë paguar aq para sa ura do të ndërtohej nga e para.

Shiko gjithashtu

Shtohen rastet në parlament/ Një tjetër deputet pozitiv me covid, ndërsa para tre javësh ishte…

Pas kryetarit të bashkisë Tiranë, dhe deputeti Ralf Gjoni të tjerë pjesëtarë të politikës rezultojnë …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.