fbpx
Tuesday , September 29 2020
Kryefaqja / Buzëqesh / Momente paniku në plazhin e Velipojës/ 23 vjeçarja rrezikon të mbytet bashkë me të fejuarin dhe vëllanë

Momente paniku në plazhin e Velipojës/ 23 vjeçarja rrezikon të mbytet bashkë me të fejuarin dhe vëllanë

Si pasojë e motit të keq, vrojtuesit e plazheve kanë pasur një ditë të vështirë pune.

Kështu, në plazhin e Velipojës, vrojtuesit i është dashur të përshkruaj mbi 200 m me vrap dhe më pas të luftonte me dallgët për t’iu bashkuar dy kolegëve të tij, që po përpiqeshin të shpetonin nga mbytja një pushuese 23 vjeçare me inicialet A. J. nga Gjakova.

Të kapur nga paniku, për te shpëtuar familjaren e tyre, i vellai dhe i fejuari i te rrezikuares, kane hyre për ta ndihmuar, por janë gjendur në vështirësi dhe me pas kanë rrezikuar të mbyten.

Vrojtuesit Ardit Taflaj, Eglant Rexha dhe Elfat Hasani ia kane dale t’i nxjerrin të tre të rrezikuarit në breg, ku i kanë dhënë ndihmën e parë derisa ishin jashtë rrezikut për jetën. Të tre të rrezikuarit fatmirësisht gëzojnë shëndet të plotë.

Shiko gjithashtu

116 vjeçarja nga Librazhdi, 18 Qershor 2000

Qerime Bardhi nga Letmi i Librazhdit në një kronikë të vitit 2000, kur sapo kishte …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.