fbpx
Tuesday , September 29 2020
Kryefaqja / Buzëqesh / Paralajmërimi i Bill Gates

Paralajmërimi i Bill Gates

Miliarderi amerikan Bill Gates, njeriu që e paralajmëroi 5 vite më parë rrezikun e përhapjes së një virusi me pasoja si këto të COVID-19 bën një tjetër paralajmërim të frikshëm. Në blogun e tij ‘GatesNotes’, ai ka publikuar një opinion të titulluar “COVID-19 është i tmerrshëm, ndryshimet klimatike mund të jenë edhe më keq”.

Në shkrimin e tij, Gates bën thirrje që qeveritë globale, shkencëtarët e ekspertët të nisin të mendojnë për pasojat e katastrofave globale, që mund të sjellin ndryshimet klimatike, për të mos u gjendur të papërgatitur atëherë kur nevoja për të frenuar ndryshimet klimatike do të jetë emergjente.

Kini parasysh çfarë kaluam për të arritur deri tek reduktimi me 8% i gazrave karbonikë gjatë pandemisë. Mbi 600,000 njerëz kanë ndërruar jetë dhe dhjetëra miliona kanë mbetur pa punë. Këtë Prill, trafiku i makinave ishte gjysma më i ulët se Prilli 2019. Për muaj, trafiku ajror pothuajse u ndal. Shihni tragjedinë e COVID-19 dhe zgjateni këtë dhimbje për një periudhë shumë më të gjatë”.

Gates thotë se humbja e jetëve dhe mjerimi ekonomik i shkaktuar nga kjo pandemi është e barabartë me atë që do të ndodhë rregullisht, nëse nuk eliminojmë emetimet globale të karbonit.

Shiko gjithashtu

116 vjeçarja nga Librazhdi, 18 Qershor 2000

Qerime Bardhi nga Letmi i Librazhdit në një kronikë të vitit 2000, kur sapo kishte …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.