Digjet gjatë natës makina e oficerit të Antiterrorit në Librazhd, Petrit Xhepi.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 04:10 të mëngjesit të sotëm në lagjen “Përroi i Shesë”.

Dyshohet se automjeti është spërkatur me benzinë dhe më pas i është vënë flaka. Po ashtu ka dyshime se autorët kanë qenë dy persona.

Shërbimi zjarrfikës ka mbërritur menjëherë dhe ka neutralizuar përhapjen e flakëve, ndërsa mjeti ndodhej i parkuar para shtëpisë private të oficerit Petrit Xhepi, 49 vjeç.

Policia thotë se po heton në lidhje me ngjarjen, ndërsa ka dyshime se gjithçka ka lindur për shkak të detyrës së oficerit.