Parku kombëtar i Shebenikut mirëpriti këtë fundjavë vizitorë të shumtë. Ashtu siç pritej, pavarësisht problematikave që solli moti i keq në rrugë dhe problem me energjinë gjithashtu, nuk kanë qenë të paktë ata që e kanë shfrytëzuar dëborën për këtë fundjavë të bukur në natyrë. Zona më e bukur e Librazhdit, Parku Kombëtar i Shebenikut sot është mbushur me vizitorë, të cilët kanë shijuar dëborën e parë në qark për këtë vit. Ata janë të mahnitur nga bukuritë natyrore të kësaj zone, por njësitë akomoduese mbeten ende të pakta dhe turizmi duhet të fokusohet vetëm në disa orë.