Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste Taulant Balla i shoqëruar nga kryetari i Bashkisë së Librazhdit, Kastriot Gurra pa nga afër punimet që po kryhen për sistemin e kanalizimeve të ujrave të zeza dhe ujit të pijshëm në Librazhd.

Përmes një postimi në rrjetin social facebook, Balla thekson se sistemi i vjetër i kanalizimeve ishte kthyer në një minë me sahat, jo vetëm sa herë binin shirat, por një rrezik akut ndotjeje dhe sëmundjesh ngjitëse.

Sipas Ballës, falë vëmendjes së qeverisë Rama dhe një kredie nga qeveria gjermane (KFW) prej 7.2 milionë Euro, Librazhdi do të ketë edhe rrjetin më modern të kanalizimeve, qoftë të ujit të pijshëm, qoftë të ujrave të zeza.