Të martën e 2 korrikut, në fshatin Gizavesh u festua një ditëlindje e rrallë.

Fetije Carja patjetër që gjatë jetës duhet të ketë marrë urimin klasik “U bëfsh 100 vjeç!”, sa herë që ka patur ditëlindjen; dhe në këtë datë ajo i mbushi të njëqindat.

Fetije Carja

Jeta e saj nuk ka qenë e lehtë, duke qenë se bashkëshorti ka humbur jetën në moshë fare të re.

Megjithatë, ajo ia ka dalë të rrisë e vetme fëmijët e saj dhe sot, na tregon se si kanë qenë këto 100 vite për të.

Pasaporta e saj

Më poshtë një intervistë e shkurtër: