Bashkim Koçi prej 45 vitesh punon si roje pylli, por përgjegjësia e tij është dyfishuar tashmë që mbron një Park Kombëtar, më i madhi në vend, ai i Shebenikut.
Vështirësitë janë të mëdha për të mbrojtur një terren 3 herë më të madh se norma ku çdo ditë rrezikohet edhe jeta.

Pasioni jo gjithmonë është i mjaftueshëm.
Pa mjete në dispozicion, në një territor 5-6 mijë hektarë për të përshkuar në këmbë dhe me një pagë mesatare prej 30 mijë lekë, një roje pylli nuk mund të bëjë shumë.

Ndërsa Bashkimi pranon me ndrojtje se do të ishte më i mirë sikur të kishte një stimulim financiar.
“Territori që ne mbulojmë është shumë i madh dhe vështirësirtë janë të mëdha sepse është dy apo tre fishi i normës.
Terreni është shumë i vështirë, ku rrezikohet edhe jeta, sepse ka shumë terrene të vështirë, por edhe nga kafshët e egra.
Do ishte më mirë që paga të ishte më e lartë”, thotë Bashkim Koçi, roje mjedisore.