Xhuana Skura nga Pishkashi është vetëm 17-vjeçe dhe sapo ka mbaruar gjimnazin.
Prej tre vitesh ajo merret me kujdesin ndaj bletëve dhe përgjatë kësaj kohe ka arritur që të rrisë biznesin e saj dhe tashmë ka 20 koshere në shtëpinë e saj në Pishkash.
Megjithatë, Xhuana është mjaft ambicioze, ajo ka plane edhe për të ardhmen.
“Do të vazhdoj universitetin”, shprehet ajo.
Xhuana fton të rinjtë të ndjekin pasionet e tyre, në vendin e tyre dhe emigracioni të mos jetë alternative jetese.
Ndiqni më poshtë historinë e saj: