Çdo mëngjes ai zgjohet nga këmborët e bagëtive dhe blegërimat e tyre. Stani ndodhet në lëndinat e thella mes maleve ku Azem Brazhda, 6 muaj të çdo viti, bashkëjeton për mrekulli me bagëtinë dhe natyrën.

Stani i Azem Brazhdës (Shebenik) | Foto: Ardit Toca

Për dikë që jeton në intensitetin e zhurmshëm të qytetit është e pamundur të besojë që këtu jeta është gjithashtu intensive.

“Kam punuar që prej kohës së komunizmit, e deri më sot. Jam marr vetëm me këtë zanat”, shprehet ai.

Azem Brazhda | Foto: Ardit Toca

Por nëse hyn në baxhot e tyre me produkte bulmeti tërësisht bio, çdo gjë tjetër kalon në plan të dytë. Këtu janë të gjitha nënproduktet e qumështit, të përgatitura me mjeshtëri, kujdes dhe pastërti për t’u pasur zili.

Sa për shijen e tyre është e pamundur të përshkruhet. Ju duhet patjetër ta provoni atë.

VIDEO: