Në fund të viteve ‘90 këtu banonin rreth tetë mijë banorë. Aktualisht bashkë me rrethina Librazhdi ka një popullsi prej 60 mijë banorësh.

Ndryshe nga ç’mund të supozohet këtu mbrëmjeve sheshi është i mbushur me njerëz. Kafenetë qëndrojnë të hapura deri vonë.

Librazhdi në mbrëmje

Të rinjtë nuk ndajnë të njëjtën përshtypje me të rriturit. Ata nuk duan të jetojnë në Librazhd. Thonë se nuk ka punë dhe do të emigrojnë.

Në vitin 1958 Librazhdi u shpall si një qendër e industrisë ushqimore dhe e shfrytëzimit të pyjeve. Sot aty nuk prodhohet gjë.

VIDEO: