Një reflektim që do jua ndryshojë këndvështrimin për jetën

Për të përmbushur misionet tona, ndjekim udhëtime individuale, që na ofrojnë gjithë instrumentat për të cilët kemi nevojë, me qëllim që të zhvillohemi dhe realizojmë qëllimin tonë në këtë Tokë. Përballemi me shumë beteja, çdo ditë, në mënyrën tonë. Disa prej tyre janë më të thjeshta, ndërsa të tjera kërkojnë angazhim dhe përkushtim, një arsye kjo pse duhet të përqëndrohemi tek vetja jonë, sado që tundohemi të vëzhgojmë njerëzit që na rrethojnë. Kur përqëndrohemi shumë tek të tjerët, është e kollajtë të na pushtojë iluzioni se jetojnë një jetë të lehtë dhe perfekte, ndërkohë që për ne është më e komplikuar.

Ky model të menduari është toksik dhe na shkakton regres në jetë.

Të gjithë kemi probleme, të gjithë kemi vështirësi. Jeta nuk zgjedh që të tregojë gishtin në avantazhin tonë.

Ndoshta dallimi midis atyre që lulëzojnë dhe atyre që mbeten në vend, është në mënyrën si i shohin vështirësitë.

Për një perspektivë më të gjerë mbi këtë temë, mund të bëni një ushtrim. Imagjinoni që të gjitha problemet dhe vështirësitë e jetës suaj janë ujq të egër që vijnë drejt jush. Në këtë skenar, ekzistojnë dy rrugë që duhen ndjekur:

Mënyra e parë është të dorëzoheni përballë fuqisë së ujqërve dhe t’i dorëzoheni fatit, për jetën tuaj.

Megjithatë, ekziston edhe një mënyrë tjetër. Të njihni fuqinë tuaj dhe ta përdorni atë për të marrë iniciativën. Përballni ujqërit dhe merrni kontrollin e situatës, duke i udhëzuar se ku duhet të shkojnë.

Cili nga këto opsione mendoni se është më pozitiv? A do të ishit në gjendje të udhëhiqni tufën e ujqërve?

Nëse nuk besoni se mund të zotëroni ujqërit në jetën tuaj, merrni pak kohë për të reflektuar sa herë e keni gjetur veten në atë situatë. Sigurisht, nuk është hera e parë që jeni gjendur në një moment të komplikuar.

Mos harroni përvojat tuaja të kaluara dhe si jeni përballur me to. Përqëndrohuni në pikat e forta dhe të gjitha mësimet që ju kanë sjellë. Mbani mend historinë tuaj të kaluar, do të gjeni aty, atë që ju nevojitet tani.

Ndryshimet fillojnë në kokën tuaj

Ne kemi dëgjuar të flitet aq shpesh, saqë lodhemi, por mendimet tona janë me të vërtetë thelbësore për ndryshimin e jetës tonë. Sidoqoftë, në kundërshtim me atë që shumë mendojnë, nuk është aspak e thjeshtë “të adoptohen mendime më pozitive” ose “të fillosh të besosh më shumë në veten tënde”.

Mendimet janë shumë të fuqishme dhe kur zhvillojmë një model të caktuar të menduari, nuk është e lehtë ta lëmë pas. Megjithatë, është një hap thelbësor për të ndryshuar jetën, sepse vetëm kur kërkojmë një mënyrë për të kapërcyer të gjitha besimet kufizuese, fitojmë fuqi mbi ujqërit tanë.

Është e nevojshme të punohet për të kufizuar mendimet negative dhe njerëzit toksikë dhe për të njohur fuqinë tonë personale. Ne kemi kontrollin e jetës sonë dhe ne vendosim se ku duhet të shkojmë.

Kontrollo ujqërit, do të kontrollosh jetën tënde

Në jetë, ne jemi gjithmonë të rrethuar nga “armiq”, që e vënë lumturinë tonë në rrezik. Këta armiq mund të jenë të brendshëm, si mendimet dhe ndjenjat, ose të jashtëm si njerëzit dhe situatat.

Për të pasur kontroll të plotë mbi jetën tonë, gjëja e parë që duhet të bëjmë është të dimë cilët janë këta armiq. Cilat ndjenja dhe mendime na ulin poshtë? Cilët njerëz ndërhyjnë në rritjen tonë dhe cilat situata janë të mira për ne?

Përcaktoni ekzaktësisht atë gjë që po luftoni. Hapi tjetër: filloni të merrni kontrollin e jetës suaj. Punoni me origjinalitetin e saj dhe jepini prioritet asaj që ju bën të lumtur.

Kur filloni të jetoni në harmoni me atë që jeni me të vërtetë dhe të kujdeseni për ëndrrat dhe dëshirat tuaja, ujqërit do të duken shumë më pak të rrezikshëm.