Dita e premte do të rikthejë përsëri reshjet në vend. Reshjet e shiut do të jenë të jenë të herëpasherëshem, por intensitet mesatar do të fitojnë në pjesën e dytë të ditës.

Ne zonën veriperëndimore ku aktualisht është situatë e rënduar si shkak i reshjeve të rëna, pritet që sërisht reshjet të jenë me intensitet mesatar.

Reshjet me intensitet mesatar deri të lartë do të vijojnë edhe në 12 orët e para të ditës së shtunë, lajmi i mirë është që do të kemi një pauzë të reshjeve prej afërsisht 24 orësh (nga mëngjesi i ditës së shtunës deri të djelën).