Që prej mëngjesit të sotëm Librazhdi dhe fshatrat përreth janë përfshirë nga reshjet e dëborës.

Në disa fshatra, trashësia ka arritur deri në 40 cm, ndërsa sipas sinoptikanëve, reshje dëbore priten edhe gjatë natës.

Mirëpo, në disa lagje të Librazhdit dhe fshatra kanë filluar problemet e furnizimit me energji elektrike.

Për situatën e krijuar Librazhdi News tentoi të kontaktoi Operatorin e Shpërndarjes së Energjisë Elektrike, por nuk pati reagim.

Nuk dihet se sa do të vijojnë problemet me energjinë.