Po punohet intensivisht per te hapur te gjitha rruget rurale ne bashkine Librazhd.

Shtate fadromat ne terren per te pastruar debore, me intensitetin qe po punohet pritet qe mbazdite e sotme te jene te kalueshme te gjitha akset rurale edhe zonat e thella si Gurakuqi , Polisi, Rinasi, Qarrishat, Dardha, Dragostunja etj.

Por per shkak te ngricave ne rruge dhe debore keshillohet per te gjithe baboret te perdorin Goma dimri dhe zinxhire. Vazhdojme te kemi probleme me energjine elektrike dhe ne disa zona sic Njesia administrative Orenje dhe Lunik dhe nje pjese te qytetit ku po punohet intensivisht nga grupet e OSHE per te riparuer difektin.
Nderkohe zonat rurale si Hotolisht, spathar miraka, dhe fush studen, Polis Qender te kalueshme qe paraditen e sotme.

Nderkohe situata paraqitet me problematik ne zona te thella te bashkise se Prrenjasit ku fshati Stravaj esht I bllokuar pasi fadrat kane mberritur deri ne manastres por reshjet e debores me ere vazhdojne te bejne te veshtire nderhyrjen, e njejta situate eshte ne Rrajce Bardhaj, dhe ne Sopot nderkohe fshatrat Qukes, Katjel, Urake, Kotodesh Jane te kalueshme vetem me zinxhire.