Njoftimi i Shtabit të emergjencave:

Mbrëmjen e djeshme dhe deri në orët e para të mëngjesit në qarkun Elbasan kemi pasur reshje dëbore me intensitet të mesëm e të ulët të shoqëruara me erëra të forta.

Temperaturat kanë qenë nën zero gradë gjë që ka sjellë praninë e ngricave në akset rrugore nacionale, rurale dhe ne rrugët e brendshme të bashkive të qarkut. Gjate natës është ndërhyre ne 2 raste urgjente ku rrezikohej jeta e shtetasve.

Ne fshatin Xibrake te Nj.A Labinot Fushe mjeti autoambulance i thirrur nga nje shtetas ngeci ne rruge. U ndërhy nga ana e bashkise me mjetet e saj dhe u mundësua transportimi i shtetasit ne spital.

Ne fshatin Gjyrale te Nj.A Gostime si pasoje e mungesës se energjisë elektrike u mundësua nga ana e bashkisë Cerrik dërgimi i një gjeneratori për një te sëmurë me Covid-19 i cili përdorte aparature oksigjeni.

Ne aksin rrugor nacional Elbasan-Rrogozhine (ne Balldren), Elbasan-Belsh (ne Shales), Elbasan-Gramsh (ne Banje) mëngjesin e sotëm kemi pasur bllokime te pjesshme nga prezenca e madhe e akullit.

U njoftuan firmat kontraktuese për hedhjen e kripës ne këto pika. Ne akset Elbasan-Qafe Thane e Elbasan-Gjinar trashësia e dëborës ka arritur mbi 20 cm trashësi por tashme kjo është nen ndikimin e temperaturave te ulëta gjë që ka krijuar ngrica.

Ne aksin rrugor Librazhd-Stebleve një pjese e aksit është e bllokuar ne segmentin Fushe Studen-Klenje ku kemi nje prezence dëbore deri 70 cm trashësi. Po punohet për hapjen e rrugës nga firma kontraktuese. Në bashkine Elbasan kemi bllokim te akseve Elbasan-Labinot Mal dhe Elbasan-Funare ku ne terren po punohet për hapjen e tyre. Gjithashtu po punohet edhe ne rrugët e brendshme te bashkisë me hedhjen e kripës për lehtësimin e qarkullimit te mjeteve.

Ne furnizimin me energji elektrike kemi probleme ne Nj.A Gjergjan, Shales, Shushice, Tregan, Funar te bashkise Elbasan, ne Nj.A Oorenje, Hotolisht, te bashkise Librazhd ne Nj.A Mollas te bashkise Cerrik dhe Nj.A Grekan bashkia Belsh. Po punohet nga grupet e OSHE per riparimin e defekteve.