Fshati Qarrishte eshte nje fshat malor ne zonen e Librazhdit, ne kufi me Maqedonine. Historia fillon ne shtator te vitit 1943. Per jave te tera 26 hebrenjte u strehuan shtepine e Biçakajve, duke fjetur bashke ne ato pak dhoma dhe duke ngrene ato pak gjera qe kishte familja; kryesisht buke misri, gjize dhe pasterma (mish te thate). Djaloshi 14 vjeçar i familjes, Njazi Biçaku kujdesej per hebrenjte, ndersa djali tjeter Mefail Biçaku shkonte çdo dite me kale ne Struge per te punuar dhe siguruar jetesen.

Pas çlirimit dhe pas gati dy vjetesh qendrimi ne fshehtesi, 26 hebrenjte mund te iknin nga Qarrishta e larget. Ndarja nuk ishte aspak e lehte, madje e dhimbshme, pasi te gjithe ishin familjarizuar me njeri-tjetrin. Njeri nga hebrenjte, Majo Aurest, i cili jeton ne Argjentine, ka nje kujtim teper te rralle nga Qarrishta dhe Shqiperia. Gruaja e tij lindi nje vajze ne shtepine e Biçakajve. Megjithate, hebrenjte qe u strehuan ne Qarrishte u shperndane neper bote; dikush ne Rusi, nje tjeter ne Argjentine, disa ne Amerike dhe vetem Rafael Faragi eshte sot ne Haifa te Izraelit, ne atdheun e hebrenjve.

Por strehimi i hebrenjve nuk kishte qene asgje per familjen Biçaku, pas persekutimit te eger qe do t’iu duhej te duronin nga regjimi i Enver Hoxhes. Mikpritja e do t’ju sillte shume peripeci vitet me pas.

Ne vitin 1960, nje leter e ardhur nga Izraeli (nga kirurgu Faragi) dhe nje album me fotografi nga Argjentina e larget (nga vellezerit Auresti), te hapura e lexuar nga Sigurimi i Shtetit e perballin Mefailin e Biçakeve me hetuesine. Jo pak, por 4 vjet rresht, hetuesia dhe qelite e ftohta u bene strehe per mikpritesin e hebrenjve. Per shkak te letrave dhe albumit nga Argjentina, ai u persekutua ne baze te nenit famekeq 55 (Agjitacion e Propagande) dhe u denua me 8 vjet burg, derisa humbi kujtesen dhe vdiq ne qeli nga torturat.