Teksa jemi në prag të çeljes së fushatës zyrtare për zgjedhjet e 25 Prillit, partitë politike po intensifikojnë takimet e tyre me grupe të ndryshme të interesit si: votues për herë të parë, përfaqësues të biznesit të vogël, qytetarë të thjeshtë etj.

Për shkak të kushteve të krijuara si pasojë e Pandemisë COVID-19, kjo fushatë zgjedhore do jetë e fokusuar në përcjelljen e mesazhit përmes rrjeteve sociale.

Në takimet që kanë pasur dje, Monika Kryemadhi, Lulzim Basha dhe Taulant Balla vihet re një diferencë e konsiderueshme ndjekësish online te Drejtuesi Politik i Partisë Socialiste në Qarkun e Elbasanit.

Siç shihet edhe nga fotot e mëposhtëme Taulant Balla ka pasur 1900 ndjekës në kohë reale ndërsa Basha së bashku me Monika Kryemadhin 255 ndjekës në kohë reale.