24 orët e fundit ka shënuar një rritje të ndjeshme të shifrave të të prekurve me COVID-19, në Qarkun e Elbasanit.

Mbi 90 të prekur në 24 orë, ndërsa rekordin e kanë shënuar bashkitë e vogla. 35 raste vetëm në Bashkinë e Librazhdit, një numër ky shumë i madh në krahasim me numrin e popullsisë të kësaj bashkie.

Nga informacionet që kemi marrë shkak për këtë rritje të ndjeshme të numrit është papërgjegjshmëria e qytetarëve në ruajtjen e masave të sigurisë anticovid, por edhe pjesëmarrja sidomos në raste vdekjesh.

Në një ditë të zakonshme, qyteti i Librazhdit është i tejmbushur dhe shumica e qytetarëve nuk e mbajnë maskën.

Përsa i përket Librazhdit janë gjithashtu edhe 8 mësues pozitiv për këtë ZRVA, ZRVA e Librazhdit.